Probleme me pasurinë, por ja “doli”! Ja kush është gjyqtarja fatlume që u konfirmua në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Besjana Garxenaj.

Advertisements

Procesi i vetingut për gjyqtaren Garxenaj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Pamela Qirko.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën më 20 prill, u evidentua mungesë burimesh për blerjen e disa makinave dhe kryerjen e shpenzimeve para fillimit të detyrës si gjyqtare. Mungesë burimesh u konstatuan edhe për krijimin e një gjendje cash.

Advertisements

Garxenaj i kundërshtoi gjetjet për balancat negative dhe këmbënguli se kishte dirëzuar prova të mjaftueshme që vërtetonin burimin e ligjshëm të krijimin të këtyre pasurive.

Ajo kundërshtoi si të pabazuar edhe një prej raporteve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK që ngrinte dyshime për veprime të kundërligjigjshme në shqyrtimin e dy çështjeve gjatë kryerjes së stazhit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak3 shenjat e Horoskopit që do të bëjnë namin gjatë kësaj periudhe
Artikulli tjetërPlakat nuk paskan ndërmend të ikin, njihuni me parashikimin e motit, ja ç’pritet ne mesdite