Nuk ka fund marrëzia e përfaqësuesve të LSI dhe PD
Advertisements
Teksa mbrëmjen e sotme ishte parashikuar shtrimi i një iftari për banorët e lagjes Ibra në Vaqarr, mbështetës të PD, me në krye te famshmin Florenc Hoxha, që njihet për precedentët e shumtë penalë, kanë ndaluar shpërndarjen e ushqimit.
Lajmin e ka bërë të ditur administratori i Vaqarrit, Gentian Myrta i cili shprehet i habitur nga kjo sjellje e tyre duke iu mohuar besimtarëve ushqimin në këtë muaj të shenjtë.
Advertisements
“100 banorë të lagjes Ibra, në Vaqarr, sot presin të çelin iftarin, falë dhe bujarisë së shoqatës Firdeus. Por dhu na e ushtruar nga Florenc Hoxha dhe “krushqit e tjerë të inatosur” të shpurës së dhëndërit Basha, ndaj djemve shërbëtorë, e ka ndaluar shpërndarjen e ushqimit. Marrëzia e Presidentit nuk ka fund. Si mundet t’u mohosh besimtareve bujarinë e Zotit? Apo edhe iftari duhet shpërndarë me dekret presidencial?”, shkruan Gentian Myrta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!