Ambasada Amerikane ka reaguar për ngjarjen në Elbasan, ku u që llua për vd ek je Pjerin Xhuvani.
Advertisements
Ambasada bën thirrje që incidenti të hetohet sa më shpejt. Po ashtu, ambasada i bën thirrje presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha për vetëpërmbajtje. Në njoftim, ambasada shprehet se autori/autorët duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Kemi ndjekur raportimet për dhu nën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vd ek jen e një personi dhe pla gos jen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë inci dent sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dën ojnë me të gjithë forcën e ligjit.
Advertisements
Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar.
Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!