Blinte vota për LSI në Vlorë/ Kapet turku, prokuroria zbulon skemën e blerjes së votave (emrat)

Dy aktivistë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, u ndaluan nga policia për shkak se ata dyshohet të jenë përfshire në kr ime zgjedhore.

Advertisements

Në përgjimet e nisura nga ana e prokurorisë së Vlorës, rezulton shtetasi turk, Abdulgfur Balikci 23 vjeç dhe Juriseld Mucaj 24 vjeç, kanë biseduar me njëri-tjetrin për blerje të votave. Dyshohet se në periudha të ndryshme, Muçaj ka marrë shuma parash nga turku Balikçi, për të marrë vota për LSI-në nga disa persona të njohur prej këtij te fundit.

Në momentin e ndalimit, të dy aktivistëve, atyre u është sekuestruar një bllok, ku në të ishin shkruar 15 emrat e personave që dyshohet se do u blinin votën, po ashtu u janë seku estruar edhe celularët për shkak se kanë pasur biseda mes tyre, që konfirmojnë veprën penale të shitblerjes se votës.

Advertisements

Ndërkaq, hetimet e mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë së Posaçme SPAK, si organi kompetent për krimet zgjedhore. Turku Abdulgafur Balikçi, ka qenë i angazhuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe ka pasur takime te shpeshta me kandidatin për deputet, Luan Rama.

Balikçi prej disa vitesh jeton në Vlorë dhe së bashku me babain e tij, kanë një klinikë dentare. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh, ku aktivistë dhe drejtues qarqesh të LSI-së, bien në pranga për blerje të votave. Ne Pukë, pak ditë më parë u procedua penalisht drejtuesi lokal i kësaj partie, Demir Syla, si dhe u vu në pra nga Vasil Shabani, i dyshuar si sek ser.

Atyre iu gjeten një liste me emrat e 27 votuesve në Pukë, dy fleta të ngjashme me atë të fletës së votimit dhe mbi 5 milionë lekë të vjetra, me te cilët dyshohet se do të blinin votat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush është efektivja e forcave “Shqiponja”, e cila u plàgòs sot nga ngjarja në Elbasan (emër+foto)
Artikulli tjetërKush është hobi juaj, në bazë të shenjës së horoskopit