Privimi i votës, reagon komuniteti shqiptar në Greqi: Vendim absurd, do të ketë protesta nëse nuk rishikohet

Ish kreu i Shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Greqi, Etmond Guri ka pasur një komunikim me Fax Neës, ku ka reaguar pas vendimit të marrë nga Komiteti i Ekspertëve për karantinimin dy javor të shqiptarëve që vendosin të kthehen në atdhe.

Advertisements

Guri e konsideron këtë si një vendim të turpshëm që heq të drejtën e emigrantëve shqiptarë për të marrë pjesë në votimet e 25 Prillit.

“Vendim absurd, i cili na gjen kundra dhe nuk e di cilat kanë qenë shkaqet që kanë sahtyrë komitetin të marrë këtë vendim në një situatë aspak problematike, ku numri i infektimeve për një milionë banorë në Shqipëri është më i madh se në Greqi. Kjo mjafton për t’a hedhur poshtë vendimin.

Advertisements

Shkojmë më tej, numri i vaksinimeve të popullatës në Greqi është 30 % ndërsa në Shqipëri numri i vaksinimeve është minimal.

Në Greqi kemi një situatë shumë më të menaxhueshme, në kundërshtim me Shqipërinë ku cdo gjë është e lirë, baret, restorantet, kafenetë dhe fushata elektorale që paraqitet nga partitë opozitare.

Pra grumbullimet e tyre nuk janë të rrezikshme për infektime ndërsa qenkan problem emigrantët që vijnë në Shqipëri për të votuar ?

Plus që emigrantët bëjnë testin për të parë nëse janë të infektuar apo jo.

Do shtoja edhe dicka tjetër : Historikisht Greqia ka numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë që votojnë në Shqipëri, dhe historikisht janë votues të majtë.

Pse duhet që qeveria shqiptare të trembet dhe të marrë vendime të tilla ?

Pati një mbështetje shumë të madhe për reagimin tonë kundër vendimit të komitetit të ekspertëve.

Gjithashtu kemi kremtimin e pashkëve ortodokse, dhe nuk mund t’u privohet dicka e tillë emigrantëve shqiptarë.

Mos kini frikë nga ne, është e paimagjinueshme që babai dhe nëna të ketë frikë nga fëmija e tij. Ne ju sjellim ndihmë ekonomike, kulturore, financiare, politike, jemi ambasadorët realë të integrimit të Shqipërisë në BE”- u shpreh Guri.

Gjithashtu Shoqata e emigrantëve shqiptarë denoncon këtë vendim dhe kërkojnë heqjen e këtij vendimi. Ata gjithashtu u shprehën se premtimet e dhëna për të mundësuar që ata të votonin nuk janë mbajtur.

“Nëse nuk do merren masa, ne do të vazhdojmë më tej me veprimet tona deri në protesta.

Dua t’i kujtojmë shtetit shqiptar se në 2013 n’a dhanë premtimin se do të bënin të mundur që diaspora të kishte mundësi të votonte. E njëjta gjë u tha edhe në 2018, por nuk mbajti asnjë premtim”- u shpreh kryetari i Shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Rama ik, Rama ik”, kryeministri: Unë s’iki po kujdes mos biesh, s’ia vlen për Lulin
Artikulli tjetërI publikuan videon “hot”/ Reagon konkurrentja 64-vjeçare e “Për’puthen +40”: Gratë paragjykojnë, por ju them …