“Bëhu e dashura ime dhe do jesh drejtoreshë”/ Zyrtari i FRD-së i premton vend pune qytetares në shkëmbim të… (video)

Një skan dal i madh është publikuar mbrëmjen e sotem në emisonin “Stop”, ku nëndrejtori i FRD-së për Tiranën, Ilir Hodaj, është filmuar teksa i premton qytetares një vend pune pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Advertisements

Vajza i premtoi 5 vota, ndërsa zyrtari i partisë i tha se nëse do marrin ministri, do ketë nevojë për njerëz me shkollë, ndërsa po morën drejtori, do të ketë shumë vende pune.

Pjesë nga biseda:

Advertisements

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Vende pune, 4 vjet po vende pune, rrogën e di, sa është. Ministria i ka 1 milionë rrogat, drejtoria, ujësjellësi e ka 400 mijë lekë, sa e ka faturusja, tani unë nuk i premtoj ka edhe 500-nd, 600-nd, 700-nd, sipas përgjegjësisë, që ke.

Qytetarja: Ndodhin këto për shembull aktualisht, ça janë te ujësjellësi, do hiqen nga puna?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ohhh…, do ndërrohen ata avash-avash, sa t’i marrim dorën, do ndërrohen ata, se s’mund të fusim një, që e di zanatin e punës edhe të them ty vazhdo punën, ti s’e ke haberin fare, nga do t’i marrësh ato, ça bën ai. Seleksionojmë 10-të veta këtë javë, 10-të javën tjetër, 10-të, sa t’i marrim dorën, domethënë duke bërë stazh të rinjtë, duke i hequr ata. Kështu ekziston parimi, se s’mund të futemi të gjithë edhe ça të marrim ne? Nga vjen ky uji? Si bëhet? Ata kanë gjithë sistemin e kompjuterit, ne s’dimë fare, mund t’i fusin një të shuar ata, ça të bëjmë ne?

Ndërkohë Hodaj nuk ka ngurruar që të ngacmojë seksualisht qytetaren, teksa i thotë se nëse bëhet e dashura e tij, do ta bëjë drejtoreshë.

Qytetarja: Po do lidhemi në telefon. A të iki tani?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Të puth pak!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Më puth në faqe! Ore, po ik tashi, mos na bëj, o aman, o burrë i dheut! Mos më lodh më! Do me më puth në faqe, më puth! Tashi po më acaron, mo tani, po kam hall, o burrë, dua me ik tani!

Qytetarja: Po a e di, sa punë kam për të mbaru, sepse është puna këtu: si do m’i mbarosh ti?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Si e dashura ime, sepse…

Qytetarja: Aaaaa…!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Sepse unë nuk bëhem me nerva asnjëherë, asnjëherë.

Qytetarja: Dëgjo, dëgjo, dëgjo! Jam dakord unë, problemi është, problemi është, se unë kam një mijë gjëra.

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po leji më, shiko një, që të jetë sa për një mijë!

Qytetarja: Mirë domethënë, po e mbajta…Dëgjo-dëgjo! Po e mbajta mirë kështu me ty, do marr vend drejtoreshë…

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Unë të thashë janë 70 drejtori. Unë do të seleksionoj, kush ka punuar. Po tani një të dashurën time, mos ta bëj drejtoreshë?!

Qytetarja: U bëra e dashura jote unë? Ok, e kuptova! E kuptova! Hajt faleminderit! Jo, jo! Për sot mjafton ky muhabet. Tashi më lë hapësirë për Zotin! Jam djersit, jam bërë si dreqi. Ok, do flasim në telefon! Dakord! Hajde tani!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Je shumë e mirë!

Qytetarja: Ah, ti rrofsh! Paçim! Flasim! Hajt ciao, ika ciao!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSondazhi, ja cila parti po fiton bindshëm në Tiranë (foto)
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 21 prill 2021