A do ta njihnit Kosovën nëse ju thonë se nga nesër hyni në BE? Vuçiç: “Ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por…”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur në lidhje me dialogun me Kosovën në televizionin “Face Tv”.

Advertisements

Gazetari e ka pyetur Vuçiçin se a do ta njihte Kosovës nëse do t’i thuhej se “nga nesër Serbia do të bëhet anëtare BE-së”.

Presidenti serb është përgjigjur duke thënë “ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim”.

Advertisements

“Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: “Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë”.

Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, shpjegoi Vuçiç.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSa është rroga e Papës? Pyetja që po bën kurioze gjithë botën
Artikulli tjetërU plàgòs me àrmë, sekretari i PD në Kavajë nxjerr bllof Metën e Bashën: Shèrri nisi për…