Këngëtari i njohur Meda tregon bakshishin më të lartë të marrë gjatë një koncerti të vetëm, shifër marramendëse

Këngëtari i njohur kosovar i muzikës popullore ‘Meda’, përmes një interviste të dhënë për emisionin NIN, rrëfeu marrëdhënien me bashkëshorten dhe bakshishin më të madh që ka marrë ndonjëherë. Meda u shpreh se gjatë një koncerti në Australi, Meda ka marrë 30-mijë euro gjatë një nate të vetme.

Advertisements

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte. Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e pare.

Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”, tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Advertisements

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar”, përfundoi Meda.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi shkoi histori e tyre pas emisionit?! U takua me Saimirin pas përfundimit të “Love Story”? Genarda tregon të vërtetën
Artikulli tjetërBrataj sqaron qytetarët/ Ja çdo ndodhe me qytetarët që s’kanë pasaportën e vaksinimit