Nikoll Deda, anëtar i Partisë Socialiste prej 30 vitesh ka marrë një vendim të papritur duke djegur kartën e anëtarësimit në PS dhe ka vendosur të bashkohet me Partinë Demokratike.
Advertisements
Deda shprehet se vendimi i tij lidhet me mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut nga të majtët dhe largimin masiv të të rinjëve për shkak të situatës socio-ekonomike në vend. Ish-socialisti thekson se ai ka dy djem të arsimuar me shkollë të lartë të cilët kanë zgjedhur të emigrojnë drejt Gjermanisë për shkak të mosgjetjes së një vendi pune në Shqipëri.
“Kam qenë 30 vjet anëtarë, po nuk është Partia Socialiste, nuk është ajo parti që zbaton liritë dhe të drejtat e njeriut, nuk është ajo parti që ka marr përsipër rininë të shkollohet. Po bën atë që ka bërë udhëheqja Jugosllave prej vitesh deri në çlirimin e Kosovës me kosovarët, po e bën Partia Socialiste me rininë. Unë kam dy djem në Gjermani, a si dua këtu? Njëri ka mbaruar për Gjeologji Miniera dhe është atje dhe tjetri ka mbaruar shkollën dhe ka ikur. Ka ikur rinia, ndaj unë i bashkohem Partisë Demokratike”, tha Deda.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!