Në kërkim për plagösjen te zyrat e PD, Ndriçim Jonuzi video-mesazh nga arratia: Lul Basha më ka quajtur socialist. Kam sakrifikuar shume për PD

Ndriçim Jonuzi (Tahiri), autori i dyshuar i pl agosjes së djeshme në zyrat e PD në Kavajë, reagon nga arratia dhe thotë se “nuk i vjen mirë” që Lulzim Basha e ka quajtur socialist, pasi ai është një person që ka sakr ifiku gjithë jetën për PD.

Advertisements

“E bëj këtë video për të sqaruar vëllezërit e mij myslimanë, që të rrinë të qetë sepse nuk kam ndërmend të merrem me politikë, sot e mot inshallah. Më kanë thënë që Lul Basha, kryetar i PD, më ka cilësuar socialist. Nuk më vjen mirë fare. Me mi humb gjithë ato sakrifica, gjithë jetën time për PD. Vetëm se me shfrytëzu këtë rast për fushatë, megjithatë e dinë vet”, thotë ndër të tjera Ndriçim Jonuzi (Tahiri).

Ai i përmend me emra të gjithë zyrtarët e lartë të PD me të cilët ka bashkëpunuar në Kavajë, por siç thotë nuk do t’i përmendi sakrificat e tij për PD sepse, videon e ka bërë vetëm për të sqaruar vëllezërit myslimanë.

Advertisements

Ndiqni VIDEON:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Rrezikojnë jetën”, mjekja e njohur tregon kategoritë që nuk duhet ta bëjnë vaksinën anti-COVID
Artikulli tjetërHumbi të fejuarën në aksident, përkeqësohet gjendja e Vilson Hoxhës, familjarët kërkojnë ndihmën e te gjitheve