Masat ciklonike depërtojnë në drejtim të Ballkanit dhe Evropës Lindore, ja çfarë e pret Shqipërinë ditët në vijim

Në veri të Italisë dhe Adriatik kemi masa ajrore ende mjaft aktive ciklonike.

Advertisements

Ky ciklon ka depërtuar në drejtim të Ballkanit dhe Evropes lindore. Si pasojë priten ende reshje të shpeshta shiu.

Sipas Meteoballkan, nesër priten reshje të herëpashershme, lokale shiu të cilat mund të përcillen edhe me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Reshje lokale shiu priten në tërë rajonin që nga Mali i Zi, pastaj Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.

Advertisements

Nga e mërkura kemi dobësim të përkohshëm të masave ajrore ciklonike dhe fillimin e fuqizimit të masave ajrore anticiklonike dhe pritet përmirësim i motit, megjithatë ende nuk pritet ndonjë përmirësim i plotë.

Nga fundjava sidomos e diela ka gjasa që Afrika më në fund të fillojë ti “drejtojë antenat” nga rajoni ynë!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJeni kurioz të gjeni kush i ka publikuar të dhënat tuaja? Zbuloni tani patronazhistin tuaj
Artikulli tjetërVëllai dhe kunata nuk ftojnë motrën dhe foshnjën e saj në dasmë sepse…