Kryemadhi në krah të Lulzim Bashës: Deklarata e Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri tregon hallin e madh që ka Rama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte krah Lulzim Bashës teksa komentoi deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri. Sipas Kryemadhi, kjo tregon hallin e madh që ka Edi Rama.

Advertisements

“Sot deklarata e sotme e Presidentit të Serbisë tregonte hallin e madh të Edi Ramës sepse çfarë shikon ai? Shikon te Lulzim Basha, shikon te Monika Kryemadhi, shikon te çdo demokratë, te çdo lsistë, te çdo socialistë i ndershëm që do të votoj në 25 prill kundër Edi Ramës dhe Rilindjes dhe pro erës së ndryshimit. Prandaj mos ndaloni çdo ditë me njerëzit sepse ne ju japim fjalën dhe do t’i qëndrojmë jo vetëm procesit të Integrimit Europian që tha zoti Basha, por do ti qëndrojmë rindërtimit dhe do ta çojmë deri në fund, ju të vendosni, ju të rindërtoni shtëpitë në pronat tuaja. Zoti Basha ka një plan të qartë për të ecur në rrugën e integrimit Europian dhe ne jemi të gjithë bashkë për ta çuar Shqipërinë në Europë, sepse fëmijët e shqiptarëve meritojnë një Shqipëri Europiane, nuk meritojnë Shqipërinë e një të mbaruari që i iku koha”

Kryemadhi konfirmoi bashkëpunimin me Bashën, ndërsa tha se fronti opozitar tashmë është fronti shqiptar.

Advertisements

“Jo pa qëllim, jemi sot këtu në këtë orë të vonë në Kombinat sepse këtu ku Edi Rama kërkoj të grabisi pronat tuaja, ku Edi Rama kërkon të grabisi shtëpitë tuaja. Jemi të dy bashkë edhe pse kemi 2 vjet që nuk ndahemi asnjë moment, erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve, këtu fillon shtëpia juaj, sepse fronti opozitarë, që nuk është më front opozitarë po është fronti shqiptarë, mendon për shqiptarët, mendon për shtëpitë tuaja, mendon për familjet tuaja dhe ne jemi në shtëpitë tuaja, sepse ai po rindërton vetëm xhepat e vetë 3 dimensionalë dhe nuk po rindërton asnjë shtëpi të hallexhiut. Prandaj me 25 prill, sot ne jemi bashkë këtu edhe unë edhe zoti Basha, për tju thënë të gjithë shqiptarëve, që ne jemi një dhe jemi një me të Shqipërinë. Unë nuk është se jam shqetësuar por në fakt sot e kamë kuptuar tmerrin e madh të Edi Ramës”, tha Kryemadhi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Portokalli”, mollë sherri mes Nevina Shtyllës dhe Fjoralba Ponarit?
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 19 prill 2021