Pas dy operacioneve plastike, Ana Kauri konfirmon ndërhyrjen tjetër

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në “E Diell” ku ka rrëfyer historinë e gjyshit të tij, të cilin e nxori babai nga shtëpia se kishte blerë makinë në Itali, por në këtë mënyrë ia doli të bëhej shoferi i Mbretit Zog.

Advertisements

Fillimisht u bë shoferi i kryetarit të Bashkisë, por më pas u bë i Ahmet Zogut pasi ishte i pranishëm në një festë të tij.

Edi Rama: Gjyshi im ishte djali i një babai që ishte drejtori i doganës së Durrësit dhe njëkohësisht i lidhur me lëvizjen patriotike për hapjen e shkollave shqipe. Kur gjyshi im u bë në moshën për të kryer studimet e larta, ai ëndërronte që ishte pasardhësi që t’ia linte stafetën në këtë rrugë patriotike.

Advertisements

Unë gjyshin e kam njohur por kam qenë i vogël, por gjyshja tregonte se kur erdhi Viti i Ri, të gjithë dolën në portin e Durrësit për ta pritur. Kur zbriti me një veturë, i ati e kuptoi që të gjithë paratë i kishte bërë rrush e kumbulla. I ati e qëllon me shpullë dhe i thotë, kjo është familja jote dhe kurrë më nuk të jap lekë që të shkosh në Itali. Ai mbeti në Durrës dhe ishte nga të pakët që posedonte makinë private.

Më pas e thërriti kryebashkiake dhe i tha ose do bëhesh shoferi im me veturën tënde ose të zhdukesh. Ai ishte i çmendur pas veturave. Me kënaqësi u bën shoferi i tij dhe kujdesej për të gjitha makinat e shërbimit të bashkisë. Vjen festa kombëtare, naltmadhnia bëri festën e madhe dhe priste të gjithë.

Kur vjen kryetari i bashkisë me veturën, shkon përulet dhe naltmadhnia i thotë, s’ke turp, kështu i harxhon lekët e taksapaguesve. I thotë nuk është vetura ime, është e shoferit tim. Më pas naltmadhnia i thotë do bëhesh shoferi im me veturën tënde dhe kështu u bë shoferi i Ahmet Zogut.

Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakËshtë ndarë nga Meri? Saimiri i ‘Love Story’ reagon për herë të parë!
Artikulli tjetër“Bën strategji për të ndarë Muratin nga Sindi”, Ana thumbon konkurrenten e re të “Për’puthen”