Ka mbërrit nga Londra avioni me kuksianë që do të ulet në aeroportin e Kukës. Avioni është ulur fillimisht në aeroportin e Rinasit dhe më pas do të fluturojë drejt Kukësit.
Advertisements
Në Rinas ka shkuar vetë kreu i qeverisë i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët hipën bashkë me to në avion, me destinacion përfundimtar Aeroportin e Kukësit.
Në Kukës, pritet të zhvillohet një ceremoni e rastit ku do të mbajë edhe një fjala kryeministri Rama.
Advertisements
Kryeministri Edi Rama është nisur sot nga Rinasi me avion drejt aeroportit të Kukësit bashkë me
Stjuadjese: Mirë se erdhët zoti Kryeministër
Rama: Mirë si jeni?
Duartrokitet nga emigrantët e ardhur nga Angli në Rinas për të shkuar në ndalesën e fundit në Kukës
Rama: Po, për Kukës ëëë?
Emigranti: Po po!
Rama: Po si shpjegohet, u bë aeroporti ë
Emigranti: U bë, u pa puna.
Rama: U pa puna ë, jo do votosh PD tani s’ka diskutim.
Emigranti: Gjë e bukur është bërë.
Rama: Jo unë flas për ty, se ti s’ke besuar
Emigranti: E mbajte premtimin aman.
Rama: Po mos rrini dy veta afër mo vëlla se e keni me vende të ndara, ti që e kthen kokën andej dil këtej, rri në një rresht që është bosh se kështu e kemi bo. Në rregull, gati jeni të gjithë ju, tani vazhdo se ne po nisemi
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!