Ndryshojnë planet! Aeroplani do zbresë si fillim në Rinas, sqaron arsyet drejtori teknik i aeroportit

Kanë ndryshuar planet e uljes se aeroplanit që vjen nga Britania e Madhe me çunat e Londrës. Bëhet me dije se avioni nuk do të ulet në Kukës siç ishte planifikuar, po në Rinas, e më pas do shkojë në Kukës.

Advertisements

Lidhur me këtë situatë, ka folur drejtori teknik i aeroportit të Kukësit. Ai tha se kjo vepër e re është e licencuar ndërkombëtarisht dhe mund të presë fluturime nga e gjithë bota, por, për shkak të disa teknikaliteteve, avioni që pritet sot do të ulet fillimisht në Rinas dhe më pas do të udhëtojë drejt Kukësit”.

“Aeroporti është 100% operacional. Certifikimi është bërë tashmë. Për shkak të teknikaliteteve që kanë lidhje me kompaninë ajrore, avioni nga Londra nuk do të ulet direkt në Kukës, por në Rinas fillimisht”, deklaroi ai.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIrani lëkundet nga një tërmet 5.8 ballë, ja epiqendra
Artikulli tjetërAvioni me kuksianë mbërrin nga Londra, Rama i pret në Rinas dhe niset për Kukës- Emigrantit: Do votosh për PD-në?