Bileta online, Transporti ndërqytetas me platformën eTransport, ja vendimi qe pritet te merret

Transporti ndërqytetas i udhëtarëve do të ketë tashmë platformën elektronike eTransport.

Advertisements

Si një projekt i nisur nga Ministria e Infrastrukturës, Energjisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, eTransport do të krijojë një standard të ri të eksperiencës së udhëtimit me linjat e transportit ndërqytetas.

E pranishme në prezantimin e kësaj platforme, krahas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, zëvendës ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj, Drejtoreshë së Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ishte edhe Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-, Mirlinda Karçanaj, e cila e vlerëson eTransportin si një prej projekteve që do të ndryshojë faqen e transportit njëherë e përgjithmonë në Shqipëri.

Advertisements

“Qytetarët do të kenë mundësi që t’i presin biletat online përmes telefonit me QR code, të shohin gjeovendndodhjen e stacioneve, oraret, kryqëzimin e linjave.

Nga ana tjetër, tregu në fjalë do të përdorë platformën për të monitoruar burimet e veta në terren, për të aplikuar online për licencimin e shoqërive dhe certifikimin e mjeteve, do të formalizojë tregun e transportit, çka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët”, ka theksuar në fjalën e saj drejtoresha Karçanaj.

Ajo shtoi se sot në platformën unike e-Albania, DPSHTRR ofron 49 shërbime, nga aplikimi për marrjen e lejes së drejtimit, tek leja e qarkullimit, certifikata e pronësisë së mjetit, aplikimi për t’u pajisur me targë apo kontrolli në kohë reale i pikëve të drejtuesit të mjetit.

Aktualisht, vetëm për shërbimet e DPSHTRR janë bërë rreth 2 milionë aplikime online, nga të cilat janë gjeneruar rreth 600 mijë dokumente me vulë elektronike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAndi dhe Melisa i japin fund beqarisë dhe shpallin fejesën, dalin fotot
Artikulli tjetërDalin pamjet nga aksidenti me tre te vdekur në Gjakovë, mes tyre edhe një grua nga Shqipëria(Emrat)