‘Nuk ka për të ndodhur kurrë’, Basha i jep fund dilemave për marrëveshjen me Ramën, ja mesazhi që jep për socialistët e ndershëm

Delvina ka qenë ndalesa e radhës e kreut të PD-së Lulzim Basha, nga ku i ka kthyer përgjigje sërish Edi Ramës, se bashkëpunim mes tyre nuk mund të ketë pas 25 Prillit. Basha tha se koha e Ramës ka mbaruar, dhe ndryshimi në Shqipëri dhe në të gjitha familjet shqiptare do të vijë vetëm me largimin e këtij kryeministri.

Advertisements

Basha dha një mesazh dhe për të gjithë socialistët e ndershëm, që sipas tij nuk do të ndahen, pasi ai do të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve në qeverisjen e neserme.

“Ai do tani që të bëhet pjesë e qeverisjes sonë! Përgjigja ime nga Delvina është jo, nuk ka për të ndodhur kurrë, koha e Edi Ramës ka mbaruar, erdhi dita për rindezjen e besimit për familjet tuaja!

Advertisements

Ndryshimi nuk vjen pa larguar Edi Ramën, këtë e di mirë ai, këtë e di e gjithë Shqipëria. Le t’iu themi socialistëve të ndershëm se ndryshimi që po vjen në 25 Prill nuk do të na ndajë por do të na bashkojë, unë do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së i ka nisur takimet sot në Sarandë, dhe pritet që të ndalet në 9 qytete nga Veriu në Jug, me ndalesën fundore në Tropojë. Ndalesa në 9 qytetet është simbolikë e numrit që PD mban në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVetëm 11 humbje jete nga Covid-19 që prej fillimit të pandemisë, nuk i futi qytetarët asnjëherë në izolim, ja sekreti i Tajvanit
Artikulli tjetërAndi në foto me tjetër, Jasmina e le pa fjalë me reagimin(Foto)