A ka bërë Rama botox? Flet kirurgu estetik: Ja si qëndron e vërteta

Ditën e djeshme u aludua në rrjet se kryeministri Edi Rama kishte bërë botoks. Vetë kreu i qeverisë i mohoi këto aludime, duke thënë se fytyra e tij rinore ishte rezultat i lumturisë pas gjetjes së vaksinave për shqiptarët dhe dritës në fund të tunelit të pandemisë.

Advertisements

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë” ka thënë se mendon që kryeministri nuk ka bërë botox, por mund të ketë bërë ndonjë terapi me vitamina. Trajtime të tilla kanë një kosto duke nisur nga 300 euro brenda vendit, dhe shumë më shumë jashtë Shqipërisë.

“Nuk ka bërë botoks, mund të ketë bërë ndonjë mesoterapi me vitamina që japin efekt një përmirësim të lëkurës. Mimika e kryeministrit ka mbetur e njëjta, personat kur bëjnë botoksin nuk kanë mimikë. Ka kremra që mund të kenë peeling, po marrin rastin më banal. Nuk ka bërë as lifting. Kur bën botox, këshillohet të mos vendosësh kapele, por kryeministri kishte veshur sot kapele”, tha mjeku.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVranësira dhe rritje e lehtë temperaturash, ja parashikimi i motit për sot
Artikulli tjetërMurati la studion për Sindin, ja çfarë ndodhi mes tyre në prapaskenë