Turqia në alarm! Shënohen mbi 63 mijë rasteve me COVID brenda 24-orëve

Në 24 orët e fundit Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë ditor i të infektuarve në këtë vend, që nga fillimi i pandemisë.

Advertisements

Të premten, Ministria e Shëndetësisë e Turqisë tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.150.039. Të dhënat gjithashtu treguan se gjatë 24 orëve të fundit edhe 289 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjes COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 35.320.

Turqia aktualisht renditet e katërta në botë për numrin e rasteve ditore, raporton agjencia Reuters. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të marten për disa masa të reja të kufizimeve dhe një “mbyllje të pjesshme” për dy javët e para të muajit të Ramazanit.

Advertisements

Masa u tha se po merret për të frenuar rritjen e rasteve të reja me COVID-19./ REL/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSipas deklarimeve te familjarve dyshohet se shtetasi vunate nga depresioni dhe se rreth 1 muaj ishte larguar nga banesa dhe nuk kanë pasur kontakt. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes .
Artikulli tjetërDhjetë gjëra që ju nuk duhet t`i bëni kurrë!