Shqiptarët triumfojnë dhe në xhudo, sportistja fiton medaljen e artë në Portugali

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Portugali.

Advertisements

Ajo në finale duhej të përballej me ukrainasen Bilodid, por e fitoi duelin pa luf të, pasi kundërshtarja nuk u paraqit fare.

Gjatë rrugës së saj drejt triumfit, xhudistja nga Kosova e mundi në gjysmëfinale rusen, Sabina Giliazova.

Advertisements

Në kategorinë deri 48 kilogramë në grupin e saj Distria Krasniqi e mbylli si lidere.

Fillimisht në raundin e parë nuk kishte kundërshtar, kurse në të dytin e mposhti italianen Giorda, kurse në të tretin fitoi ndaj izraelites Rishony.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e nesërme, 17 prill 2021
Artikulli tjetërSporti në zi/ Ishte prekur nga Covid-19, ndërron jetë ish-futbollisti i shquar shqiptar