Horoskopi për ditën e nesërme, 17 prill 2021

Dashi
E shtunja do të jetë pak e çuditshme për ju për shkak të ndikimeve që keni nesër. Mendimi juaj do të jetë kao tik, si dhe zgjedhjet dhe veprimet që bëni.

Advertisements

Demi
Një shqetësim i vogël po ju bën të kuptoni se duhet ta hiqni atë sa më shpejt: duhet të kaloni më shumë kohë me familjen tuaj dhe të shijoni afërsinë e të dashurit në mënyrë të qetë. Ndiheni në krizë me të dashurin tuaj? Ndoshta, vëmendja e marrë ju duket e pamjaftueshme ose ndoshta ka arsye të vërteta për pakënaqësi.Përballeni qetësisht me të.

Binjakët
Në këtë ditë plot angazhime, mund të ndiheni sikur ndodheni në një sfidë e pakapërcyeshme. Nëse tregoni qetësi, gjërat do të realizohen në mënyrën më të mirë. Në dashuri do të merrni lajme pozitive.

Advertisements

Gaforrja
Duke nisur që nga kjo e shtunë, gjithçka do të ecë më mirë se më parë. Do të nisni një rrugë më të qetë, e cila do ju ofrojë mundësi të shumta në vendin e punës. Do të arrini të realizoni diçka, për të cilën jeni munduar pafund.

Luani
Sot mund të ketë lajme të vërteta në fushën sentimentale. Ngjarjet pozitive vazhdojnë por jini të kujdesshëm që të mos i besoni shumë gjëra njerëzve të sapo-njohur. Beqarët mund të kënaqen me një relaksim neser duke ia kushtuar të gjithë kohën vetes!

Virgjeresha
Me Uranin agresiv në shenjë sot do t’ju duhet të shpalosni gjithë forcën tuaj të vullnetit, për t’i bërë ballë një dite shumë të lodhshme e stresuese. Mundohuni të krijoni situata qetësie për veten.

Peshorja
A dëshironi të merreni me planet tuaja? Mos jini të padurueshëm, ju po ndërtoni ndërtesën e suksesit tuaj e kjo varet nga themelet! Do përballeni me disa ngjarje të paparashikuara, nëse keni dyshime, besojani një miku, veçanërisht nëse është një mik i vjetër të cilit i besoni me sy mbyllur. Përmbush çdo kërkesë nga i dashuri juaj.

Akrepi
Kjo e enjte parashikon diskutime lidhur me disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni që të jeni sa më të sjellshëm dhe të kuptuar në bisedat tuaja. Nëse nuk arrini që të qetësoheni, mundohuni të përqendroheni aty ku duhet, pa e tepruar.

Shigjetari
Ju doni të bashkoni një seri temash që ju shqetësojnë dhe të flisni për to. Zemërimi dhe tensioni, megjithatë, do të jenë shenja dalluese e kësaj dite. Zgjidhni të punoni vetë dhe shpëtojini çështjeve që varen vetëm nga ju dhe lini pjesën tjetër për nesër.

Bricjapi
Dikush që keni pranë do të ketë një humor disi të luhatur sot, por nuk do të keni kohë të zbuloni përse. Mos u merrni dhe ecni përpara me ditën tuaj, pa to. Shumë punë ju pret përpara dhe shumë çështje kërkojnë zgjidhjen tuaj.

Ujori
Gjatë kësaj të shtune do të jeni tejet dinamik! Mundohuni që të shmangni përfshirjen në diskutime në familje, por edhe në ambientin e punës. Gjithçka varet nga ju!

Peshqit
Edhe pse nuk do të jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite, përsëri do mundoheni të ruani një klimë harmonike tek ata që ju rrethojnë. Beqarët nuk do mund t’i rezistojnë dot sharmit të personave që do takojnë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama prezanton master-planin për portin e Durrësit: Do të realizohet brenda 5 viteve të ardhshme i ndarë në 5 faza
Artikulli tjetërShqiptarët triumfojnë dhe në xhudo, sportistja fiton medaljen e artë në Portugali