ër ditën e shtunë pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike.
Advertisements
Moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë dhe intervalet e shkurtra me diell në zonat e ulëta dhe në bregdet, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Përgjatë gjithë ditës do të ketë prezencë të reshjeve të shiut por intensiteti më i lartë i tyre pritet të jetë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Advertisements
Në zonat malore veriore dhe verilindore do të ketë edhe reshje në formën e dëborës. Në fushën termike temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat minimale e rënie në vlerat e mesditës.
Për ditën e diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në orët e mëngjesit. Gradualisht reshjet humbasin intensitet dhe terren duke mbetur të pranishme përgjatë relieveve malore.
Ndërsa në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në fushën termike temperaturat pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje të lehtë në vlerat e mesditës.
Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!