Sindi e akuzoi se i ka ofenduar familjen! Juli e nxjerr zbuluar, ja skenari i saj

Ditën e djeshme në nisje të Për’puthen, Sindi tha se kishte për të diskutuar një çështje shumë të rëndësishme me Julin dhe Alesandron. Ajo kishte sjellë në program një video live që dy djemtë kishin bërë me njëri-tjetrin në Instagram dhe në një moment Juli thotë një fjalë fyese. Gjatë videos live, Alesandro thotë se njerëzit ju kërkojnë djemve që t’ju bashkohet Sindi dhe në këtë moment Juli shprehet: “Ik i q**** robt”.

Advertisements

Sindi tha se këtë video ja kishte dërguar një kushëriri i saj, i cili ishte ndjerë i fyer nga kjo sharje. Me lot në sy ajo tregoi se nëna e saj u detyrua të merrte një qetësues të fortë pas videos dhe se i ati ishte nevrikosur.

Advertisements

Juli e pranoi që kishte sharë, por tha se nuk e kishte me Sindin dhe as me familjen e saj, por me celularin e tij. Sindi nuk e pranoi këtë gjë dhe u shpreh se kjo ishte thjesht një justifikim nga ana e tij.

Ai ka publikuar videon për të cilën u hap debati dhe ka sqaruar se të sharat nuk i kishte për Sindin.

“Do ju jap një sqarim të vogël për skenarin e parapërgatitur të Sindit. Ju lutem shikoni njëherë videon e pacensuruar, pa ‘pip’ që dha emisioni dhe çfarë thashë fiks dhe pastaj do të ju them së çfarë ndodhi në emision”, ka thënë Juli dhe më pas ka shfaqur videon.

Ai ka thënë se Sindi e kishte parapërgatitur këtë gjë me skenar që ta nxirrte keq Julin pasi nuk i kishte dalë akoma inadi me atë që ai ka thënë para dy muajsh për të në lidhje me vajin e Borshit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShifra rekord të infektimeve pasi u vaksinuan me vaksinën kineze, ja vendi që mbylli sërish kufijtë pas situatës shqetësuese
Artikulli tjetër‘Po dalin këngëtarë nga Përputhen’, Erik Lloshi i revoltuar: Paguhen aq sa ne