Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këtë të premte një takim me gratë socialiste në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Rama tregoi histori të ndryshme se si është njohur me gratë deputete të Partisë Socialiste.
Advertisements
Një histori interesante ishte ajo e njohjes së tij me deptueten e PS-së, Mimi Kodheli me të cilën tha se njihej që i vogël pasi ajo me prindërit vizitonte shpesh shtëpinë e tij.
Teksa e cilësoi si kinge me flokë të gjata, Rama tha se sa herë vinte ajo ai shkonte në një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe gjuante topa që ti tregonte se ishte i zoti.
Advertisements
Ndërkohë vazhdoi se u takua sërish pas disa vitesh me Mimin dhe ajo u bë pjesë e Partisë Socialiste duke vazhduar rrugëtimin aty.
Edi Rama:
Unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin në shtëpinë time. Ata vinin dhe me Mimin, e Mimi ishte një kinge me flokë të gjata. Ishte një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe unë dilja poshtë dhe gjuaja që të tregoja sa i zoti isha për kosha. Por deri këtu, asgjë më tepër. Më pas u takuam pas shumë vitesh dhe Mimi punonte në sektorin bankar. Ajo erdhi të punonte me ne më pas. S’po jua tregoj pjesën tjetër të historisë sepse tani e dini.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!