Dy doza nuk mjaftojnë, Pfizer tregon se kur duhet të merrni dozën e tretë për të qenë komplet të sigurt

CEO I Pfizer, Albert Bourla tha se të gjithë ata persona që kanë marrë të dyja dozat e vak sinës anti-Covid do të kenë nevojë për një dozë shtesë të vaksinës pas një viti.

Advertisements

Pas 12 muajsh atyre do I nevojitet një dozë tjetër e vaksinës e cila do të jetë një përforcuese e imunitetit ekzistues. Kjo është e nevojshme për të ruajtur antitrupat në trup pas një viti, mirëpo ende studiuesit nuk janë të sigurt se sa kohë vaksina mbron në të vërtetë nga infektimi me Covid.

Në fillim të këtij muaji kompania Pfizer në një deklaratë të dhënë tha se vaksina e saj ishte më shumë se 91% efektive dhe më shumë se 95% kundër zhvillimit të sëmundjes deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Advertisements

Ata gjithashtu thanë se mund të mos ketë nevojë për një dozë të dytë në njerëzit që janë infektuar me Covid kohëve të fundit ose njerëzit të cilët tashmë kanë anitrupa.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGruaja shqiptare që sfidon burrat në timon, kampione në garat me makina
Artikulli tjetërKujdes kur konsumoni mishin e kuq! Shkencëtarët britanikë tregojnë efektet negative që ka