Brunilda Tafili ka thyer tabutë në vozitje. Brunilda nga Peshkopia ka ndjekur pasionin e saj për të garuar duke u bërë një kampione. Ajo rrëfeu në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se makinën ka mësuar ta ngasë që në moshën 9-vjeçare falë xhaxhit të saj, që ishte një kampion garash në Itali.
Advertisements
“Hera e parë që i kam dhënë makinës ka qenë një Mercedes shumë i gjatë. Dhe që kur e kam nisur, e kam nisur me këmbë të mbarë, e përgatitur për shumë sfida.”, u shpreh Brunilda. 30-vjeçarja, nënë e tre vajzave tregoi se tashmë jeton në Kosovë, ku dhe është angazhuar në gara.
Ajo tregoi se që në momentin e parë që ka zbuluar se ka një disiplinë garash për femrat, nuk ka hezituar të marrë pjesë. Duke folur për paragjykimet, ajo tregoi se nëse do të kishte qenë në Shqipëri do të ishte ndjerë e paragjykuar. /abcnews.al
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!