Publikohet dokumenti “sekret” i Sllovenisë: Kosova të bashkohet me Shqipërinë

Mediat sllovene kanë publikuar dokumentin “sekret” të kryeministrit Janez Jansha për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Dokumenti shoqërohet me hartën politike të rajonit dhe propozon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si dhe shpërbërjen e Bosnje dhe Herzegovinës, ku një pjesë e territorit i kalon Serbisë.

Advertisements

Në pjesën kryesore të dokumentit theksohet se Serbia, Kroacia dhe Shqipëria, aktualisht kanë qeveri të qëndrueshme dhe se politikanët e tyre të zgjedhur, janë të aftë të marrin vendime strategjike. Në propozimin slloven thuhet se në Kosovë, 95 % e popullsisë dëshiron të bashkohet me Shqipërinë.Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet duke aneksuar një pjesë të Republika Srpska, dhe në këtë rast, Serbia është e gatshme të dakordësohet për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas mediave, ky dokument i kryeministri slloven titullohet “Rruga e së ardhmes në Ballkanin Perëndimor ” dhe i është dorëzuar në kabinetin e presidentit të Këshillit Europian Çarls Michel, në muajin shkurt.Askush nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se zyrtari lartë i Brukselit ka marrë një dokument të tillë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakItaliania e dashuruar me Shqipërinë/ La vendin e saj për të dashurin dhe nuk u largua më
Artikulli tjetërDita më e lumtur e jetës, 50 vjeçari porosit një kg mollë, në vend të tyre i vjen iPhone