I fundit! Vaksinimi në sheshin Skënderbej, qytetarët: Kemi orë që presim, kjo bëhet për publicitet që populli të shohë se po bëhen vaksinime

Ditën e sotme, është bllokuar procesi i vaksinimit në sheshin Skënderbej prej disa orësh.

Advertisements

Qytetarët u shprehën për Fax News se shkak i vonesës së procesit, është mungesa e formularëve të regjistrimit për vaksinim.

Ata shprehen të revoltuar dhe thonë se e gjitha kjo po bëhet për publicitet q njerëzit të mendojnë se po kryhen vaksinime.

Advertisements

”Kemi orë që presim, nuk ka formularë, nuk respektohen distancat. Ndoshta e bëjnë për publicitet që populli të shohë se po bëhen vaksinat”- u shpreh njëri prej qytetarëve.

Ndër të tjera, qytetarët thonë se veçmas orëve që presin për t’u vaksinuar, ata ndihen në rrezik nga infektimi i mundhëm me Covid-19, duke qenë se distanca nuk po respektohet aspak.

Në të gjithë vendin 12.944 persona janë vaksinuar brenda 24 orësh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë i bëri bashkë Shqipen e ‘Përputhen’ me Generdën e ‘Love Story’? (foto)
Artikulli tjetërFamilja mbretërore publikon fotot e rralla me Princ Philipin i cili ndërroi jetë pak ditë me parë