Manastirliu në ‘’Koha për t’u zgjuar’’: Sot arrijmë në 300 mijë vaksinime

Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ të Bashkim Hoxhës në News24 ka folur për fushatën e vaksinimit dhe atë elektorale.

Advertisements

Manastirliu konfirmon se sot Shqipëria shkon në 300 mijë të vaksinuar, teksa siguron se qeveria ka më shumë kapacitetet për shkak të dozave që ka kontraktuar.

Ajo thekson se momentalisht situata me pandeminë është nën kontroll, por nuk duhet ulur vigjilenca

Advertisements

MANASTIRLIU: Unë besoj që tashmë puna vet ka treguar se në gjithë sektorët ka intensifikim për të çuar përpara dhe për të bërë më të mirën, për atë që kemi premtuar për shqiptarët. Ky vit ka qenë sfidues, falë punës intensive, kemi bërë më të mirën e mundshme, si në kohë pandemie, dhe për të parë dritën në fund të tunelit nëpërmjet një fushate të vaksinimit masiv.

PYETJA: Sot sillnin lajme gazetat me ulje të numrit të infektuarve dhe ulje të shtrimeve?

MANASTIRLIU: Aktualisht prej javësh kemi rënie të qëndrueshme të infektimeve ditore. Është vënë re një ulje të shtrimeve në spital. Ditën e djeshme patëm më pak se 200 shtrime në të gjithë spitalet, po ashtu dhe ato rajonale, ashtu sikurse është vënë re 2 javët e fundit ka pasur edhe rënie të fataliteteve.

Situata epidemike është nën kontroll, por nuk do të thotë të ulim vigjilencën dhe mos zbatojmë rregullat. Intensifikimi i vaksinimit është armë jetëshpëtuese në këtë situatë.

PYETJA: Si qëndron situata tek vaksinimet?

MANASTIRLIU: Kemi fushatë intensitve, ashtu sikurse qytetarët e dinë që prej 28 marsit, kemi filluar herët për të tjerët që në janar. Dihet Shqipëria ishte ndër vendet e dyta në Ballkan, përveç Serbisë që nisi, kemi shkuar tashmë tek fasha +60, kemi përfunduar grupmoshat +80 dhe +70. Besojme se ditën e sotme arrijmë në 300 mijë vaksinime. Deri në fund të majit 500 mijë.

Kapacitetet tona të vaksinimit janë të mëdha. Mund të përballojmë edhe më shumë vaksinime. Kemi dhe disponibilitet vaksinash, kemi kontraktuar mbi 1 milion doza.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPandemia më fatale te burrat, humbjet e jetës nga meshkujt në vend u rritën me 69% në korrik-dhjetor 2020
Artikulli tjetërUshqimet që rekomandohen të hani për iftar dhe për syfyr