Shkarkohet nga detyra ministri i Shëndetësisë në Rumani Vlad Voiculescu.
Advertisements
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Rumanisë Florin Citu, i cili tha në një deklaratë për mediet se shkarkoi nga posti ministrin Voiculescu, pasi sipas tij nuk menaxhoi siç duhet situatën e pandemisë në vend.
Sipas medieve të huaja, vendimi i Kryeministrit erdhi menjëherë pasi ministria e Shëndetësisë publikoi në Fletoren Zyrtare një dekret që lehtëson kriteret për zbatimin e karantinës në zonat ku shkalla e infeksionit me koronavirus është e lartë.
Advertisements
Por kryeministri nuk ishte në dijeni të një dekreti të tillë dhe nuk e miratoi atë.
Zëvendës kryeministri Dan Barna është emëruar ministër i përkohshëm i shëndetësisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!