36 ambulanca në vendin e ngjarjes/ Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 20 persona

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një aksi dent rrugor vd ek jepru rës në Egjiptin jugor.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 36 ambulanca u dërguan në vendin e aksi dentit, i cili ndodhi ndërsa një autobus dhe një kamion u përp lasën në autostradën lindore të shkretëtirës në provincën Assiut.

Aksi denti rezultoi me vd ek jen e 20 personave dhe pla go sjen e tre të tjerëve, të cilët u dërguan në spitale.

Advertisements

Media lokale, përfshirë gazetën e përditshme “Youm7”, raportoi se “një ekip nga zyra e Prokurorisë Publike ka filluar një hetim për të gjetur shkakun e aksi dentit”.

Sipas Agjencisë Qendrore zyrtare të Mobilizimit Publik dhe Statistikave, aksidentet e trafikut në Egjipt ndodhin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe mungesës së standardeve të sigurisë, ndërkohë vazhdojnë përpjekjet e qeverisë për hapjen e rrugëve të reja dhe zgjerimit të autostradave duke ndihmuar në uljen e aksidenteve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjendje alarmante/ 532 mësues dhe 712 nxënës të infektuar me variantin e ri të Covid në Kosovë
Artikulli tjetërNuk menaxhoi dot situatën pandemike, shkarkohet nga posti Ministri i Shëndetësisë