Prej pasdites së djeshme moti i paqëndrueshëm ka përfshirë vendin tonë.
Advertisements
Sipas MeteoAlb e mërkura do të jetë në mbizotërimin e temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të shiut në disa zona të vendit. Ndërkohë pritet që të enjten të kemi një përmirësim të kushteve të motit duke vijuar dhe të premten me vranësira të pakta.
Ndërkohë reshjet e shiut rikthehen në fundjavë thuajse në të gjithë vendin.
Advertisements
Temperaturat duke filluar nga pasditja e së martës do të ulen nga 0 në 15-16 gradë celsius ndërsa e premtja dhe në fundjavë do të shënojnë një rritje të lehtë të tyre në vlerat termike.
Java e dytë e prillit do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm dhe të freskët, e njëjta situata do të jetë dhe në Rajon.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!