Punëtori shqiptar bie nga kati i 7-të, humb jetën në vend

MALTE

Advertisements

Një punëtor shqiptarë ka humbur jetën pasi ra nga kati i shtatë i një pallati mëngjesin e sotëm në Marsaskala, Maltë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 8 të mëngjesit në Triq il-Qrempuc, në zonën e Bella Vista.

Advertisements

Policia tha se shtetasi shqiptar ra shtatë kate poshtë një ashensori pallati dhe humbi jetën direkt në vend.

Anëtarët nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe një ekip mjekësor u thirrën në vendngjarje, por shqiptari nuk mundi të mbijetonte.

Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Kujtojmë se kohët e fundit janë të shumtë shqiptarët që janë zhvendosur në Maltë për punë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Antonela dhe Fationi kapen ‘mat’ (foto)
Artikulli tjetërSituata në spitalet e Kosovës, 844 pacientë të shtruar me Covid-19, 38 janë në gjendje të rëndë