Alarm në Greqi, mijëra të infektuar me Covid, rritet numri i viktimave

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 4033 raste të reja me COVID-19 nga të cilët 15 janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit fqinj. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 301103, nga të cilat 51.3% janë burra.

Advertisements

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 55 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2401 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

93 është numri i pacientëve që ndërruan jetë në spitalet COVID në Greqi për 24 orët e fundit, ndërkohë që në spitale janë 802 të intubuar.

Advertisements

Rekordi për rastet brenda 24 orëve u shënua në 30 Mars 2021 ku u regjistruan 4340 persona të infektuar. Numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24-orëshe u regjistrua 28 Nëntor 2020, kur 121 pacientë vdiqën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jeta më ka mësuar të jetoj me …”- Rozana Radi rrëfehet për “pengjet” në jetë: Fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin
Artikulli tjetërCovidi shkakton çrregullime të të ngrënit, kini kujdes nga këto 6 zakone jo të shëndetshme