“Do të të gjej edhe sikur të jesh futur në vrimë të miut”, gazetarja zbulon kush e spiunon

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër pasi ka zbuluar se kush është ‘patronazhistja’ e saj në të dhënat e Partisë Socialiste, që e kanë cilësuar si një votuese të pasigurt, sa i takon preferencave.

Advertisements

Lala ka dhe një mesazh për Klaudia Muçon, të cilën e paralajmëron se do ta gjejë kudo ku të jetë, dhe do ta çojë çështjen në gjyq, pasi askush nuk mund të prekë të dhënat e saj personale.

“Klaudia Muco. Keshtu quhet vajza qe me spiunon mua. Me shenon si te pasigurte ne vote. Ska informacion per preferencen politike. Mendon se mund te kem votuar te djathten ne 2013, por te verteten s’e di. E shkreta ti sa rende burimet. Nje vrap hajde me tako, t’i rrefej te gjitha…Une do ta coj ne gjyq kedo prek te dhenat e mia personale. Ne vrime te miut te jesh une do te te gjej. Perbuzni spiunet,”- shkruan Lala në statusin e saj.

Advertisements

Lidhur me databasen e socialistëve, ku shumë qytetarëve u janë marrë të dhënat personale, kanë nisur dhe hetime nga ana e SPAK, për të arritur në përfundimin nëse ato janë marrë apo jo nga portali e-albania, që do të ishte një shkelje ligjore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFDA pezullon vaksinën ‘Johnson & Johnson’, ja arsyeja pse
Artikulli tjetërCovid-19/ Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë: Nuk kishte ndodhur që nga fillimi i pandemisë