20 vjeçari shqiptar shënon një super gol nga 30 metra largësi dhe çon ekipin e tij drejt suksesit (video)

alenti shqiptar, 20 vjeçari Kastriot Imeri ka shënuar një super gol ditën e djeshme duke i dhënë fitoren ekipit të tij Servet në ndeshjen kundër skuadrës së Zyrihut.

Advertisements

20-Vjeçari i cili luan në pozicionin e mesfushorit, u fut në fushë në minutën e 67′ dhe i mjaftuan vetëm dy minuta për të shënuar golin e dytë për skuadrën e tij Servet që siguroi fitoren ndaj skuadrës së Zyrih.

Goli i Kastriot Imerit ishte shumë i veçantë teksa 20 vjeçari shënoi me anë të një goditje të fortë nga një distancë prej 30 metrash largësi.

Advertisements

Ky është goli i tretë sezonal për Imerin në këtë sezon, teksa vetëm 5 ditë më parë shënoi dopietë në Kupë ndaj Vevei.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKonfuzohet piloti, avioni ulet gabimisht në aeroportin e papërfunduar ende
Artikulli tjetërParashikimi javor 12-18 prill nga Jorgo Pulla, ja shenjat më me fat