Një avion etiopian u ul gabimisht në një aeroport të pahapur, ende në ndërtim në Zambia.
Advertisements
Fluturimi, që transportonte mallra nga Addis Ababa, Etiopi dhe me destinacion Ndola-n, në Aeroportin Simon Mwansa Kapwepwe, u ul të dielën në aeroportin e ri ndërkombëtar Copperbelt të Zambisë, që nuk është inauguruar ende.
Ndonëse në kushte të tilla, fluturimi ET 3891 u ul pa problem në aeroportin e ri, i cili ndodhet rreth 21 kilometra me makinë nga aeroporti ku parashikohej të ulej.
Advertisements
Ministri i Transportit Misheck Lungu duke folur për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, tha se piloti ishte ulur gabimisht.
“Gjatë kohë që po bëhej gati për ulje, piloti po komunikonte me radarin dhe ata i thanë që nuk po të shohim. Kështu që ai u detyrua të përdorte shikimin duke qenë se nuk kishte kontroll dhe përfundoi në aeroportin nën ndërtim”, tha ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!