E rëndë në Fier, 30-vjeçarja ndërron jetë gjatë lindjes së fëmijës, ja çfarë thonë familjarët

FIER

Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në maternitetin e qytetit të Fierit.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se një grua nga Mallakastra ka humbur jetën gjatë lindjes së fëmijës së saj.

Advertisements

Mësohet se bëhet fjalë për një 30-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte duke sjellë në jetë fëmijën e saj.

Familjarët e saj kanë pretenduar se stafi i spitalit ka bërë mjekim të pakujdesshëm.

Trupi i 30-vjeçares po i nënshtrohet autopsisë.

Mësohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Priten detaje të tjera në vijim, lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19/ Eksperti i njohur i Shëndetësisë jep lajmin fantastik
Artikulli tjetërKonfuzohet piloti, avioni ulet gabimisht në aeroportin e papërfunduar ende