Moti merr kthesën e madhe ditën e martë, meteorologja Lajda Porja zbulon si parashikohet të jetë koha gjatë kësaj jave

Dita e hënë e kësaj jave ka nisur me kushte atmosferike të qëndrueshëm dhe mot me miell, mirëpo ditën e nesërme priten shtim të vranësirave dhe reshje shiu.

Advertisements

Drejtuese e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja ka bërë me dije se e marta dhe e mërkura do të jenë dy ditë në mbizotërimin e reshjeve të shiut dhe të borës.

Ndër të tjera ajo thekson se pritet që duke filluar nga dita e nesërme të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Advertisements

“Kjo javë ka nisur me kushte të qëndrueshme atmosferike por duke filluar nga e marta do të sjellë një ndryshim duke sjellë vranësira në të gjithë vendin. E marta dhe e mërkura do të sjellin reshje shiu dhe bore në zonat malore. Mëngjesin e së mërkurës do të kemi dhe rrebesh kryesisht në zonat bregdetare. Ndërsa të enjten dhe të premten do të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike. Ndërkohë duke filluar nga nesër pritet një ulje e temperaturave , gjatë javës pritet që temperaturat të jenë deri në 14-15 gradë ndërsa në zonat malore do të shkojë dhe deri në 0 gradë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera bëhet me dije se të njëjtat kushte atmosferike do të jenë dhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë/ Ndahet nga jeta zëvendës ministri dhe ish-deputeti i Kuvendit
Artikulli tjetër“S’jam direkt për s*ks”/ I ndodh incidenti në emisionin e ‘Përputhen’, 64- vjeçares nga Fieri e tradhton minifundi