A duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar COVID-19, ja si përgjigjet kryeimami

Ish-kryeimami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit personat të cilët kanë qenë të prekur me CO VID-19 si dhe njerëzit që kanë sëmundje të tjera.Krasniqi ka theksuar se personat që kanë mbetur me pasoja shëndetësore dhe që janë në terapi nga mjeku nuk preferohet të agjërojnë.“Shumë persona që e kanë kaluar virusin as që e kanë ditur se ishin të prekur, ka raste që e kanë kuptuar se e kanë kaluar koronavirusin vetëm kur i kanë bërë analizat, që u kanë treguar se e kanë pasë virusin. Pse të mos agjërojnë ata?”, tha Krasniqi në Klan Kosova

Advertisements

“Tek çështja e sëmundjes ka definicion, nëse një sëmundje shtohet ose rritet gjatë agjërimit ose i vonohet shërimi, pra nëse ka të bëjë agjërimi drejtpërsëdrejti me atë sëmundje, siç janë disa kategori të diabetit që janë shumë të rënda, në këto raste mjeku e preferon që këta persona të agjërojnë”.

“A duhet të agjërohet apo nuk duhet të agjërohet vërtetohet më së miri në dy mënyra, nëpërmjet mjekut specialist dhe nëpërmjet praktikës që njeriu e di vet sa mundet ta përballojë apo sa mund të durojë? “, ka thënë Krasniqi.Ai ka theksuar se vaksinimi kundër COVID-19 duhet të vazhdojë edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Advertisements

“Vaksinimi kundër COVID-19 duhet të vazhdojë edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Vaksinat të cilat lejohen shkenctarisht të merren për njerëzit, i lejon edhe feja”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHarrojeni me flokë të zinj, Jasmina bën ndryshimin e madh në pamje, nuk do e njihni
Artikulli tjetërShqipëria po i aplikon në masë, zyrtari kinez e thotë publikisht se efektiviteti i vaksinave të tyre është i ulët