E hëna nis me diell por priten reshje shiu në vazhdim, parashikimi i motit

Java do të nisë me mot të qendrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura. Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale.

Advertisements

Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.

Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite situata vjen në përmirësim, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Advertisements

Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjtë brigjeve detare.Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 12 prill 2021
Artikulli tjetërMë pak se dy jave që u nda nga Bearti, Tea shihet duke u puthur nga një djalë tjetër (foto)