Sherri me Eneda Tarifën, flet për herë të parë Linda Halimi

E ftuar në “Soirée”, Linda Halimi u pyet dhe për debatin me Eneda Tarifën.
Këngëtarja tha se se nuk kishte asgjë personale me Tarifën dhe ishte thjesht një keqkuptim.

Advertisements

Kur Eneda Tarifa fitoi festivalin e 54-t në RTSH me këngën “Përrallë”, Lindita postoi një status ku shprehej kundër këngëve “depresive, dramatike dhe me britma”. Një vit më vonë, Linda u shpall fituese po me një baladë dhe Eneda ia ktheu me të njëjtën monedhë.

Këngëtarja u shpreh shumë e lumtur që më në fund ka rastin për ta sqaruar për herë të parë të gjithë debatin me Enedën, duke nënvizuar se nuk ka asgjë me të, por përkundrazi, e ka xhan.

Advertisements

“Nuk e kam pasur aspak për atë temë. Domethënë nuk ka qenë tema që kam folur për Enedën. E di që më kanë shkruar në DM dhe më kanë thënë pse nuk vjen me një baladë për festivalin e radhës. Ju kam thënë që jam lodhur me balada dhe jam e re e dua të këndoj këngë ritmike.

Ama nuk kam folur në vetën e parë, por kam folur në përgjithësi. Duket sikur e ka marrë si ofendim Eneda pastaj. Unë erdha me baladë se atë më kërkuan. Unë doja një këngë më shqip me elementë me tupana më happy, fun. Mirëpo më thanë ty balada të shkon e rri aty ku je. Dhe e mbajta dhe u mundova të bëja më të mirën. Dua ta sqaroj edhe njëherë që nuk e kam pasur për Enedën”, është shprehur Lindita Halimi.

Ndërkohë statusi që shkroi Linda Halimi dhe i njëjti me të cilin i ktheu “hakun” Eneda, është:
“Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me kengë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë…!!! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZjarrfikësi shpëton foshnjën 3 muajshe/ Tiranë
Artikulli tjetërVullkani pushton ishullin, kryeministri: Vetëm të vaksinuarit do të evakuohen!