Reperi Noizy përkrah publikisht PS-në në zgjedhje: Është koha të ecim përpara

Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit edhe si Noizy, i është bashkuar fushatës së Partisë Socialiste. Këngëtari i mirënjohur dhe mjaft i dashur për pubikun është shfaqur përkrah kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili drejton të gjithë fushatën e PS së qarkut të Tiranës në një prej takimeve elektorale të zhvilluara në Kavajë.

Advertisements

Reperi i famshëm ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të ndalojë, as të kthehet mbrapsht, por duhet të vazhdojë përpara në rrugën e shtruar në këto 8 vite nga socialistët, teksa nuk e ka fshehur mbështetjen edhe personale ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

“Është koha që të ecim përpara! Nuk kemi mundësinë ne si shqiptarë të kthehemi mbrapa. Ne jemi një shtet që po ndërtohemi përditë dhe rinia është një nga gjërat më kryesore që duhet të mbështesim. Siç e tha edhe Lali Eri që duhet të punojmë fort, duhet të kemi vetëm pozitivitet në jetën tonë. Unë kam pasur mbështetje jo vetëm nga ana politike, por edhe si shok dhe prandaj kam ardhur sot këtu ta suportoj.

Advertisements

T’i them që, ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet kanë qenë me të vërtetë për t’u admiruar, diçka që Shqipëria ka pasur nevojë faktikisht. Uroj që ta fitoni, sepse siç e thashë, mbrapa nuk mund të shkojmë. Është koha për të ecur vetëm më përpara dhe këtë mund ta bëni mirë vetëm ju. Paçi fat dhe ju faleminderit të gjithëve që e suportoni mikun tim, shokun tim Erionin,” u shpreh ylli i repit Rigels Rajku.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEmocionet para Eurovizionit, Anxhela Peristeri zbulon detajet: Nuk dalim në skenë nëse…
Artikulli tjetërMijëra shqiptarë të Kosovës drejt Shqipërisë për fundjavë, Përparim Kryeziu zbulon arsyen e dyndjes