Getoar Selimi ndan momente nga jeta e re si ortak në biznes me Marina Vjollcën, dyshimet e komentuesve se ajo një ditë do t’i ikë

CEO i “Babastars”, Getoar Selimi, ka postuar në “Instagram” një foto romantike me bashkëshorten dhe tashmë ortaken e tij në biznes, Marina Vjollcën.

Advertisements

“Me shpirtin”, shkruan ai poshtë fotos ku ai shihet tek përqafon partneren, ndërsa janë duke shijuar rrezet e diellit. Por, mes komplimentuesve ka pasur shumë komentues që i kanë tërhequr vëmendjen reperit të famshëm, që të bëjë kujdes e ta shtrëngojë fort partneren, pasi sipas tyre “Marina do t’i ikë një ditë nga duart”.

Kjo, edhe për faktin se në nëntor të vitit që lamë pas u krijua jo pak zhurmë në media, në lidhje me hyrjen në mes të çiftit të një Dj. “Instagram”-i i Marina Vjollcës, e cila është moderatorja e show-t “Klanifornia” tërhoqi vëmendjen e Deejay-t me famë botërore, po ashtu një djalë shumë sharmant, i njohur si “Dj Snake”.

Advertisements

Pas një komenti që i bëri në një foto që Marina kishte postuar, Dj Snake s’e la me aq, pa e vrarë mendjen se ajo është e martuar. Artisti pasanik me famë botërore e komentoi dhe në një video. Marina shihej teksa po realizonte një set të ri fotografik, ndërsa DJ e komentoi duke i dërguar një yll që shndrit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKina e pranon zyrtarisht: Vaksina jonë nuk ka një nivel mbrojtjeje të lartë
Artikulli tjetërBoris Johnson nuk do marrë pjesë në varrimin e princit Filip, për shkak të…