Mbesa në kërkim të hallës që prej 6-7 vitesh nuk ka kontakt me asnjë: E kisha si motër, më ka bërë bllok

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ka qenë e ftuar një vajzë 20 vjeç e quajtur Alfrida e cila dëshiron që të takojë hallën e saj që ka humbur kontaktet para shumë vitesh. Ajo ka treguar historinë e hallës që quhet Rudina e cila ka pasur një jetë të vështirë me njerkën dhe të atin e saj.

Advertisements

Alfrida: Jam 20 vjeç, në vitin e fundit të një shkolle profesionale për infermieri, psikologji dhe edukatore. Kam ardhur sot këtu për një peng të familjes dhe babit tim, por nuk kishte mundësi që të vinte, kështu që jam unë këtu, për hallën time. Kemi rreth 6-7 vite që nuk kemi më kontakte me të. Para shumë vitesh gjyshi me gjyshen nga ana e babit janë ndarë, nga kjo martesë kanë patur tre fëmijë, babi im dhe dy motra më të vogla. Kur u ndanë gjyshi me nënën, babai dhe halla e vogël Rudina, vendosën të jetonin me gjyshin, kurse motra e madhe me nënën. Pas ca kohësh gjyshi u martua prapë dhe nga kjo martesë pati dhe dy çuna.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU akuzua se e ndoqi me makinë dhe u pezullua, arbitrja zbulon të vërtetën e asaj që ndodhi me trajnerin lushnjar
Artikulli tjetërEdi Rama: Unë i kam prekur majat, e dua pushtetin vetëm për Shqipërinë