Komisini mjekësor i UEFA është duke punuar për protokollin e ri sanitar që do të mundësonte një Kampionat Europian të qetë dhe pa raste të Covid-19.
Advertisements
Në këtë plan parashikohet vaksinimi I 600 futbollistëve (25 lojtarë për 24 skuadra) që do të grumbullohen nga kombëtaret për këtë turne. Po ashtu do të vaksinohen edhe të gjithë stafet teknikë dhe ata federalë.
Në këtë mënyrë, Euro 2020 do t’I shpëtonte plotësisht kurtheve të infektimeve. Kjo lëvizje e UEFA vjen pasi ndeshjet e marsit në eliminatoret e Botërorit 2022 treguan se rreziku është i madh dhe se protokollet e tanishme nuk mjaftojnë.
Advertisements
Konfirmimi për këtë vjen nga rastet e shumta pozitive që u regjistruan në grumbullimet e përfaqësueseve në sfidat e marsit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!