“Ndihem serb “/ Babain nga Serbia dhe mamaja nga Shqipëria, futbollisti i Monacos zgjedh kombëtaren e tij

FRANCË-Dejan Kuzmanovic është një yll në rritje. 17-vjeçari është pjesë e Monacos në Francë dhe po shkëlqen me ekipin e të rinjëve. Cilësitë e lojtarit nuk diskutohen, por e veçanta e lojtarit është se babai i tij është me origjinë nga Serbia, ndërsa nëna e tij me origjinë nga Shqipëria, por lindur dhe rritur në Francë.

Advertisements

Gjyshërit nga babai lojtari i ka nga Serbia, ndërkohë që ai vetë dhe babai i tij kanë lindur në Francë. Dejan Kuzmanovic ka zgjedhur që të përfaqësojë origjinën e babait, ndërsa vendimi i tij për zgjedhjen e Serbisë është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Monacos. Sa i përket fjalëve të Kuzmanovic, origjina e nënës nuk figuron askund.

Postimi i klubit të Monacos
“U rrita me dy prindër që vinin nga shtete dhe kultura të ndryshme. Ndihem serb në gj ak dhe i rritur si një francez. Jam krenar për rrënjët e mia dhe është krenari që të luaj për Serbinë”, u shpreh Kuzmanovic për faqjen zyrtare të Monaco.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“I dhemb pak koka”/ Si e mbuloi nusja vr asjen e vjehrrës dhe çfarë ju tha fëmijëve që dëgjuan ulër imat
Artikulli tjetërDibër/ Ja kush janë personat e përfshirë në kri min e tme rrshëm që tron diti sot qytetin verior