foto ilustruese
Advertisements
Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi të bërë në qendrën e vaksinimit në Sheshin Skënderbej mëngjesin e sotëm, njoftoi se nga dita e nesërme do të fillojë vaksimi i grupmoshës +60 vjeç me sëmundje kro nike.
“Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve”, tha Manastirliu.
Advertisements
Duke iu kërkuar qytetarëve të vaksinuar të vijojnë të mbrohen edhe disa javë, Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç, të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!