Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka njoftuar mëngjesin e sotëm rihapjen e garës për pozicionin e hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Advertisements
Në njoftim u bëhet thirrje të gjithë të interesuarve të bëhen pjesë e BKH-së dhe të bashkohen me këtë skuadër elitare në luf tën kundër kr imit dhe korrupsionit në Shqipëri.
Postimi i plotë: Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI
Advertisements
Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luf tën kundër korr upsionit dhe kr imit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!