Shteti evropian me një metodë të re kundër Covid-19, ja si do i vaksinojë qytetarët

foto ilustruese

Advertisements

FRANCË-Franca do zgjasë intervalin kohor mes dy dozave të vaksinimit kundër koronavirus që janë prodhuar nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna me qëllim pershpejtimin e fushatës së imunizimit të vëndit.

Aplikimi i kësaj mënyre vaksinimi do të fillojë që nga data 14 prill sipas Reuters.

Advertisements

Oliver Veran, Ministri i Shëndetësisë tha se dozat e vaksinave kunder Covid-19 do të jepet në një iterval kohor prej gjashtë javësh dhe jo prej katër javësh siç ishte deri më tani.

“Kjo do të na lejojë ne që të vaksinojmë më shpejtë (popullatën) pa e zvogëluar mbrojtjen”, tha Veran

Franca po administron 10 milion dozat e para dhe qeveria thotë se ka për synim edhe 10 milion doza të tjera deri në mes të muajit maj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia arreston 5 persona të rrezikshëm në Tiranë, ja për çfarë akuzohen
Artikulli tjetërBHK hap sërish garën për hetuesi/ Apeli i Ambasadës Amerikane: Bashkohuni me këtë skuadër elitare kundër krimit dhe korrupsionit